Deklarata ‘bombë’ e Kujtim Gjuzit: Nëse Basha nuk ikën, një video do t’i shkatërrojë familjen

0

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka bërë një deklaratë të fortë për kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Ish deputeti e ka këshilluar të largohet nga drejtimi i PD-së pasi nëse nuk e bën dot do të publikohet një video që do të shkatërrojë figurën e tij brenda familjes së PD-së.

I ftuar mbrëmë në emisionin “D-Night”, Kujtim Gjuzi tha: “Bashës duhet me i thënë: O djalë i mirë ik me kohë të mirë! Nëse nuk ikën është gati një video që I shkatërron familjen. Më mirë të ikë vetë”.

Kujtojmë se Partia Demokratike është në një situatë të vështirë pasi duket sikur demokratët janë ndarë në dy anë, atë të Bashës dhe të Berishës. Ky i fundit ka thirrur Kuvendin Kombëtar më 11 Dhjetor, ndërsa kreu i PD ka bërë me dije se do të mbahet më 18 Dhjetor.

Gjithashtu kanë qarkulluar zëra se kush merr pjesë në Kuvendin e mbajtur nga Berisha do të përjashtohet nga PD, gjë të cilën e ka mohuar vazhdimisht Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi./a.m/noa.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here