Deklaratat e Petro Koçit, SPAK nis verifikimet e tenderave në Fier

0

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur verifikimet për deklaratat e ish-zëvendës ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi.

News 24 raporton se lajmi është konfirmuar nga kreu i SPAK, Arben Kraja.

Petro Koçi pak ditë më parë i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme të shkojë në Fier dhe të hetojë, pasi sipas tij duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Ai tha se tenderat në këtë qytet janë në duart e trafikantëve.

“Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, tha Koçi.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here