Dëmet nga uragani Irma deri në 200 miliard dollarë, tronditet sektori i sigurimeve

0

 
Forca e uraganit Irma trondit së tepërmi industrinë e sigurimeve, e cila mund të llogarisë dëme deri në 200 miliard dollarë.

Një shifër që zbeh shkatërrimet e uraganit Katrina të 2005, më i rëndi për sa i takon dëmeve ekonomike dhe një nga më të rëndët për sa i takon humbjeve njerëzore. Sipas ekspertëve të konsultuar nga Bloomberg, dëmet e shkaktuara nga uragani Irma, mund të arrijnë shifra deri në 135 miliard dollarë në Florida, por duke shtuar të tjera humbje, llogaria finale do të arrijë deri në 200 miliard, shkruan tgcom.

Uragani Irma në kalimin e tij në Caraibe dhe në Florida ka shkaktuar deri tani 30 të vdekur, tre në shtetin amerikan.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here