Departamenti Amerikan i Drejtësisë: “YPG është një nën-filial” i PKK-së terroriste

0
5

Në një njoftim të departamentit për arrestimin e veteranit ushtarak i cili shkoi në Siri për të luftuar me grupin terrorist YPG, thuhet se grupi është një nën-filial i PKK-së terroriste.
YPG është një “nën-filial i PKK-së”, tha Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së në një njoftim të sotëm lidhur me një veteran ushtarak i cili shkoi të luftojë me YPG-në dhe i cili është marrë në paraburgim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjentët federalë arrestuan Daniel Bakerin pa incidente herët në mëngjes me akuzat se ai kishte nxitur dhunë përpara demonstratave të planifikuara këtë fundjavë në kryeqytetin e shtetit Florida. Baker u bëri thirrje individëve të tjerë të bashkohen me të me armë zjarri “në rrethimin e çdo protestuesi dhe kufizimin e tyre”, thonë nga departamenti.

Demonstrata masive janë planifikuar këtë fundjavë në kryeqytetet shtetërore në të gjithë vendin për të protestuar ndaj rezultateve të zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA, të cilat presidenti amerikan Donald Trump humbi ndaj presidentit të zgjedhur Joe Biden me 7 milionë vota. Trump ka refuzuar të pranojë rezultatet dhe u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të demonstrojnë kundër rezultatit të certifikuar.

“Ky arrestim shërben si një mesazh për këdo që synon të nxisë ose të kryejë dhunë në Rajonin Verior të Floridas: Nëse përfaqësoni një kërcënim për sigurinë publike, ne do t’ju vijmë, do t’ju gjejmë dhe do t’ju ndjekim penalisht”, tha Lawrence Keefe, përfaqësuesi ligjor i SHBA-së në Florida.

“Veprimet e Daniel Bakerit tregojnë se ai është një ekstremist i rrezikshëm dhe populli që i bindet ligjit është më i sigurt tani që ai është arrestuar. Ne jemi, dhe do të qëndrojmë, në gatishmëri të lartë dhe do të marrim të gjitha veprimet e duhura kundër kërcënimeve të besueshme për njerëzit e rajonit tonë”, shtoi ai.

Baker u shkarkua pasi mungoi pa leje zyrtare, por pa qëllim për të braktisur, nga njësiti e tij në vitin 2007 pasi u trajnua si një këmbësorist i Ushtrisë Ajrore. Një dekadë më vonë, ai iu bashkua YPG-së, degës siriane të PKK-së, një organizatë e listuar si terroriste në SHBA, BE dhe Turqi.

Sipas departamentit, Baker në rrjetet sociale pretendonte se ishte një snajperist i trajnuar për YPG-së.

“Ai pretendoi në rrjetet sociale se ishte një snajperist i trajnuar për YPG-në dhe mund të shihet në një film dokumentar që lufton DEASH-in dhe militantët turq. YPG është një nën-filial i PKK-së, e cila është etiketuar nga qeveria e SHBA-së si një Organizatë e Huaj Terroriste”, thonë nga departamenti.

Nga departamenti njoftojnë se postimet e Bakerit në rrjetet sociale tregojnë se ai po përpiqej të blinte armë zjarri gjatë 48 orëve të fundit përpara tubimit të kësaj fundjave.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here