Pa mbushur ende 100 ditë në detyrë, deputetët e Kuvendit të Kosovës rrëzojnë qeverinë e Albin Kurtit

0
1

Pas 12 orësh diskutim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit në një mocion të ngritur nga partneri i tij qeveritar, LDK, një ditë pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK, Agim Veliut.

117 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa votuan 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim

PDK, AAK dhe NISMA u bënë bashkë për të rërzuar qeverisjen e Kurtit pa mbushur as 100 ditë në detyrë. Arsyeja ishin polemikat e krijuara për heqjen e taksës së Kosovës ndaj Serbisë, e cila krijoi përçarje në koalicionin qevritar, me LDK-në që mbështeti kërkesën nga amerikanët, që taksa e Kosovës të hiqet pa asnjë kusht dhe pa vendosur masa reciprociteti.

Kurti nuk ra dakord me këtë kërkesë dhe ka vazhduar me programin e tij, duke hequr pjesërisht taksën deri në vendosjen e reciprocitetit. LDK e akuzoi se ka braktisur koalicionin dhe se po merr vendime të njëanshme, duke rezultuar me rrëzximin e Qeverisë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here