Dëshironi të bëni një supë në pak minuta? Supa e kosit është e duhura

0
8

 

Nuk keni kohë dhe dëshironi të përgatisni shpejt një supë të shijshme?

Supa e kosit është ajo që ju duhet. Por si mund ta përgatisim?

Përbërist që duhen:

  • Një gotë çaji me oriz
  • 7 gota uje
  • një gotë me kos
  • 2 të verdha veze
  • kripë
  • gjalp
  • erza (gjethe menteje dhe spec i kuq)

Pergatitja:

Vendosim 7 gotat e ujit në një enë dhe pasi të ketë zier, hedhim orizin e pastruar dhe larë më parë.

Në një enë tjetër përgatisim kosin duke e perzier me të verdhat e dy vezëve. Pasi të jetë zbutur orizi marrim dy garuzhde me ujë të nxehtë dhe e përziejmë me kosin në mënyrë që kur të hidhet mbi ujin e valuar të mos kapet.

Më pas masën e hedhim ngadalë mbi ujin e vëluar.

Pasi masën e lëm të ziej edhe pak përgatisim erëzat me gjalp të cilat mund ti hedhim sipas dëshirës, por në këtë supë mund të përdoret nje lugë ëmbëlsire me gjethe naneje dhe nj lugë ëmbëlsire me spec të kuq.

Ju bëftë mirë…

frekuenca.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here