Dëshironi të dobësoheni/Ja fruti që ju vjen në ndihmë…

0
25

Njihuni me dobitë e pafundme të hurmës së Trabzonit!
Hurma që gjendet thuajse në çdo pikë shitjeje të frutave në stinën e vjeshtës është një frut me prejardhje nga qyteti Trabzon i Turqisë, si e tillë njihet edhe si hurma e Trabzonit ose në një version tjetër hurma e xhennetit. Një frut i mirënjohur në të gjithë rajonin e Ballkanit që zakonisht konsumohet në stinën e tij, mirëpo që po ashtu mund të konsumohet edhe duke u tharë në kushte krejtësisht natyrale dhe mund të jetë një ndër frutat e thatë në tryezat tona gjatë gjithë vitit.
Po cilat janë dobitë e këtij fruti çudibërës? Ja vetëm 10 arsye për të cilat ia vlen ta konsumoni sa më shumë të mundeni…
1) Mbron shëndetin e zorrëve
Hurma përmban fibra diete në sasi të lartë. Për këtë arsye mund të konsumohet për problemet e zorrëve. Për mirëfunksionimin e zorrëve mund të përdoret hurmë e freskët në stinën e saj, ndërsa jashtë stinës mund të përdoret hurmë e thatë. Në sajë të strukturës së saj fibratike mbështet tretjen më lehtë të ushqimeve dhe pengon formimin e problemeve ashtu si kapslliku. Hurma mund të konsumohet gjithashtue edhe gjatë periudhës së shtatzanisë që të mos haset problemi i kapsllikut.
2) Forcon sistemin e imunitetit
Hurma e Trabzonit, për shkak të sasisë së lartë të vitaminës C që përmban, është njëri ndër frutat më të pëlqyer për sistemin e imunitetit. Mund të preferohet për tu mbrojtur nga sëmundjet në saje të vitaminës C që përmban. Hurma e Trabzonit, e cila sugjerohet të përdoret nga fëmijët në moshë zhvillimi në mënyrë që të zhvillohen sa më shëndetshëm, këshillohet gjithashtu për çdo moshë për shkak të vlerave të larta ushqimore që zotëron. Nëse dëshironi të mbroni funksionet e përgjithshëm të trupit tuaj dhe të zotëroni një trup më të shëndetshëm, ju këshillojmë të konsumoni sa më shumë hurma, të freskëta ose të thata.
3) Parandalon rrezikun e kancerit
Hurma e xhennetit zotëron lëndë me nivel të lartë antioksidant dhe po ashtu zotëron edhe kateinë. Në saje të këtyre lëndë ve merr mbi vete detyrën e luftimit ndaj radikalëve të lirë. Ky frut, i cili është aq i dobishëm sa të parandalojë përhapjen e qelizave të kancerit në trup, pastron qelizat që mundohen të dëmtojnë trupin. Si rrjedhojë nëse e konsumoni rregullisht dhe në sasinë e duhur, pa e tepruar, do të jetë një faktor i mjaftueshëm që tiu mbrojë ju nga kanceri. Po ashtu mund të zgjidhni përdorimin e hurmës nëse dëshironi që të pengoni përhapjen e tumorit.
4) Forcon aftësinë e shikimit
Në hurmën e xhennetit gjendet vitamina A, një vitaminë kjo që ndihmon në forcimin e aftësisë së shikimit. Si rrjedhojë hurma e konsumuar gjatë gjithë shtatzanisë bëhet shkas që foshnja e lindur të zotërojë shikim më të shëndetshëm. Nëse dëshironi që në etapën e plakjes të mos përjetoni probleme me sëmundjet e syve, mund të konsumoni rregullisht hurmën e xhennetit. Për shëndetin e korneas dhe të retinës këshillohet konsumimi i hurmës së freskët ose të thatë.
5) Pengon stresin
Hurma e xhennetit është një lloj antidepresanti që zotëron minerale antioksidante të cilët shërbejnë për minimizimin e ankthit, stresit dhe brengës. Hurma e xhennetit, e cila si kur është e freskët, ashtu edhe e thatë, merr mbi vete detyrën e parandalimit të stresit, mundëson që personat që e konsumojnë të jenë më të lumtur. Në mënyrë që të çlirohet dopamina ose i quajtur ndryshe hormoni i lumturisë, duhet të konsumoni rregullisht xhennetin e hurmës.
6) Ekuilibron tensionin në gjak
Ekuilibrimi i nivelit të tensionit në gjak parandalon shumë sëmundje. Nëse vlerat e tensionit ndryshojnë shpesh, mund të merrni nën kontroll presionin e gjakut duke konsumuar në sasi të caktuar hurmën e xhennetit. Për të penguar rënien e tensitonit mund të përdorni disa feta hurme të freskët ose të thatë në mes të vakteve. Për një jetesë të shëndetshme këshillohet hurma e xhennetit.
7) Ka efekt antiplakje
Hurma e Trabzonit po ashtu luan rol të rëndësishëm në dobitë që i përfiton lëkurës. Kjo hurmë, e cila largon toksinat nga trupi, mundëson edhe rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Hurma magjike e Trabzonit është efektive për rrudhat që mund të formohen pranë syve dhe buzëve, e si e tillë ndihmon në përfitimin e një pamjeje më të re. Po ashtu pastron yndyrat e lëkurës dhe i fal një pamje më të gjallëruar. Por nuk mbaron me kaq, pasi njihet për dobinë e saj edhe në riparimin e qelizave.
8) Mbështet periudhën e shtatzanisë
Hurma e Trabzonit, e cila zotëron vlera të larta ushqimore për shkak të kalciumit, hekurit, magneziumit dhe vitaminës C, është një frut që duhet të konsumohet shpesh nga nënat shtatzëna. Në mënyrë që shtatzania të zhvillohet në mënyrë sa më të shëndetshme gjithmonë këshillohet përdorimi i saj gjatë shtatzanisë. Këshillohet me qëllim që nënat e ardhshme të kalojnë një periudhë shtatzanie larg dhimbjeve, pa stres dhe pa pasur probleme tretjeje. Në mënyrë që foshnja të plotësojë sa më mirë procesin e zhvillimit duhet të konsumojë rregullisht dhe në një sasi të caktuar hurmën e Trabzonit.
9) Mundëson forcimin e strukturës së skeletit
Hurma e xhennetit, e cila zotëron nivel të lartë të magneziumit, mbështet zhvillimin e muskujve. Në 100 gram hurma gjendet 27 gram kalcium dhe me këtë nivel forcon sistemin e skeletit. Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të kenë kocka të forta dhe gjithashtu dhëmbë dhe mishra dhëmbësh të shëndetshëm, duhet të bëni këtë superfrut pjesë të pjatës së frutave të përditshëm. Po ashtu nëse i frikësoheni shkrirjes së kockave që mund të përjetoni në periudhën e moshës së tretë, tregoni kujdes që të konsumoni rregullisht hurmën e Trabzonit.
10) Pastron lehtësisht infeksionet
Hurma ndihmon në pastrimin e infeksioneve në saje të vitaminës C dhe lëndëve antioksidante që përmban. Hurma mbështet parandalimi dhe shërimin e plotë të infeksioneve në rrugët urinare, kështu shërben edhe në pastrimin e trupit. Hurma ndihmon edhe në pastrimin lehtësisht të infeksioneve në lëkurë. Si e tillë mund ta përdorni për të pasur një trup më të pastër dhe të purifikuar./ Përgatiti: Florida Kulla /Frekuenca.net

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here