Dëshmia/“S’më vret njeri në shtëpinë time”, Ardian Çapja mohon sulmin me armë: Në shpatull më ka hyrë një hekur

0

Një ditë pas atentatit me armë zjarri që iu bë Ardian Çapjas, “BalkanWeb” ka siguruar dëshminë e këtij të fundit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BW’ se Çapja ka dhënë një deklarim të shkurtër nga ambientet e spitalit për hetuesit e çështjes.

Ndonëse i plagosur me një plumb në shpatull, 55-vjeçari ka mohuar se ishte qëlluar me armë, ndërsa theksoi se askush nuk mund ta vriste në shtëpinë e tij.

“Jam rrëzuar në banesë. Në shpatull më ka hyrë një hekur, në momentin që jam rrëzuar. Nuk jam plagosur me armë. S’më vret njeri në shtëpinë time”, mësohet të jetë shprehur Çapja për policinë, teksa ka qenë i vetëdijshëm.

Nisur nga provat e grumbulluara, ka dyshime se atentati është kryer me snajper silenciator.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here