Detajet/ Si u grabit biznesmeni në Tiranë, autorët e vëzhguan prej javësh, përdorën bllokues valësh

0
6

Hetimet paraprake kanë zbuluar se 2 të arrestuarit, Donald Hoxha, 27 vjeç, dhe Gentian Kane, 44 vjeç, e kanë realizuar vjedhjen nëpërmjet një bllokuesi valësh. Biznesmeni Flamur Behi ka qenë në vezhgim të grabitësve për shumë javë.

Pasi e kanë gjurmuar, kur ka mbledhur xhiron në biznese të ndryshme që administron, kur ky i fundit ka parkuar në qendrën tregtare, autorët kanë aktivizuar bllokuesin e valëve, çka bëri që makina të mbetej e hapur pavarësisht se biznesmeni e mbylli me pult.

Pas largimit të tij, autorët kanë marrë qetësisht nga bagazhi paratë dhe janë larguar. Biznesmeni Behi merret me import, eksport, tregtim cigaresh dhe artikujsh të ndryshëm.

Vetëm 2 ditë më vonë, policia ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë të rinjtë, të cilët janë parë nga kamerat e sigurisë në qendrën tregtare. Policia ka sekuestruar edhe shumën e konsiderueshme të parave të vjedhura, nga të cilat mungonte vetëm një pjesë e vogët, të cilën autorët e kishin shpenzuar. /News24/

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here