Detajet/ Zbulohet ‘sekreti’ i bombës në Londër, sikur të shpërthente plotësisht…

0

bomba

Bomba që shpërtheu në metronë e Londrës jug-perëndimore ishte një eksploziv i ndërtuar në mënyrë artizanale.

Nga fotografitë e shpërndara në rrjet shihet një qese plastike me në brendësi një kontejner të bardhë dhe ende me disa drita si ato të zbukurimeve për Krishtlindje. Ekspertët e eksplozivëve thonë se bomba e Parsons Green mund të kishte vrarë dhjetëra njerëz nëse ajo kishte shpërthyer siç duhet.

Policia anti-terroriste po shqyrton tani bombën “kovë” që nuk arriti të shpërthente plotësisht në stacionin e metrosë në perëndim të Londrës dhe përpiqet të kape bombarduesin.

Dëshmitari Sylvain Pennec tha se: ‘Ajo dukej si një kovë me majonezë. Nuk jam i sigurt nëse ishte një reagim kimik apo diçka tjetër. Terroristët kanë tentuar të përdorin dritat e pemës së Krishtlindjes si ndihmë për shpërthimin, po ashtu ekspertët thonë se kjo pajisje ishte ‘shumë e papërpunuar’.

Ndërsa Gjenerali i Përgjithshëm Chip Chapman tha Sky News se : “Kjo nuk duket si një eksploziv si ato të ISIS, por nëse do të ishte, ai dështoi në mënyrë të konsiderueshme.

Ai shtoi gjithashtu se : “Nuk është një eksploziv që funksiononte, në të kundërt shpërthimi do të kishte vrarë njerëz të shumtë”.

Gjithashtu ai tha se ekspertët janë duke parë nëse ISIS, ose ndonjë grup tjetër terrorist do të marrin përgjegjësinë për pajisjen.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here