Dialogu Kosovë-Serbi, komisioneri i BE reagon për nismën e presidentit Vuçiç

0

Komisioneri i BE për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn tha se nisma e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të nisur dialogun e brendshëm mbi Kosovën është e guxishme dhe mirëpritur.

Sipas tij, perspektiva evropiane e Serbisë është e qëndrueshme dhe e padiskutueshme.

“Me rastin e nismës së presidentit Vuçiç për të nisur një debat të madh publik për këtë çështje të ndjeshme në Serbi, është shumë i mirëpritur. Kjo tregon guxim dhe realizëm”, tha ai, raportojnë mediat serbe.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here