Dialogu me Kosovën, Daçiç: Ishte më mirë të bisedohej me Thaçin, ai ishte për kompromis

0

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste serbe, Ivica Daçiç deklaroi se kur diskutohet për Kosovës, më mirë biseda bëhej me Hashim Thaçin. Sipas tij, ish-presidenti i Kosovës ishte për kompromis.

“Problemi këtu nuk është se shqiptarët e Kosovës nuk do ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit, por që bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i shtrëngojë ata më shumë për ta bërë këtë”, -tha Daçiç.
Ai deklaroi se dialogu për ta ishte më korrekt me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ishte i gatshëm për kompromis.

“Ishte, ndoshta, mënyrë më korrekte të bisedohej me Hashim Thaçin, sepse ai kishte njëfarë vetëdije se ishte e nevojshme që të arrihej një kompromis. Është më mirë të kesh disa negociata sesa të ndodhin gjëra të tilla.”, – tha Daçiç.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here