Diaspora, ambasadorja më e denjë e Shqipërisë në Botë!

0

Nga Mimoza Ziskoji-
Gushti është muaji kur flitet më tepër se kurrë për emigrantët, pasi ata kthehen në vendlindje, takojnë prindërit, të afërmit, miqtë e shokët. Edhe ata që nuk vijnë dot, mundohen si e si të dërgojnë të ardhura familjarëve të tyre, në mënyrë që të zbusin sadopak shpenzimet e familjarëve në këto kohë çmimesh të kripura.
Mendoj se për emigrantët, për diasporën, duhet folur 12 muajt e vitit, sepse ata janë të domosdoshëm për vendin, ata janë pjesa e shoqërisë që as nuk blihen e as nuk shiten kur vjen puna tek vota.
Kjo është arsyeja që pushteti aktual i ka lënë në hije, sepse e di që votën e tyre nuk e siguron dot as nëpërmjet premtimeve false dhe as nëpërmjet blerjes së votës.
Partia Demokratike ka bërë gjënë e duhur që i ka kushtuar rëndësi diasporës, edhe pse unë do të sugjeroja që ti kushtohej akoma më tepër vëmendje emigrantëve, sepse ata njohin realitetet demokratike perëndimore dhe dijnë ta bëjnë diferencën mes një demokracie të vërtetë dhe pseudo-demokracie.
PD duhet të ngrejë e të fuqizojë akoma e më tepër një Departament për Diasporën, që të jetë gjithmonë e më prezent tek emigrantët dhe diaspora, në mënyrë që çdo herë që të ketë një protestë në Tiranë, një e ngjashme të zhvillohet njëkohësisht në Athine , Romë, Angli, e pse jo edhe në SHBA.
Protestat e koordinuara edhe me diasporën do të tërhiqnin vëmendjen edhe të opinionit botëror, pasi opinioni botëror vlen më tepër sesa politikanët e tyre, dhe kjo do të bëjë që bota të kuptojë realisht çfarë kriminelësh kemi në pushtet.
Unë mendoj se çdo emigrant do të ishte më i lumtur dhe do të kthehej më me dëshirë në atdhe, kur e di që ka një shtet që e respekton, që nuk e vjedh, që nuk e ul euron sa herë kthehen ata në Shqipëri, që u siguron rend e qetësi, që të mos ua vrasin fëmijët policia duke luajtur buzë detit, dhe që të kenë dinjitetin dhe respektin që u jep edhe vendi ku ata jetojnë e punojnë.
Uroj dhe shpresoj që Partia Demokratike, lideri i saj Prof.Dr. Sali Berisha dhe gjithë njerëzit që e rrethojnë të punojnë me përkushtim në mënyrë që ne emigrantët dhe gjithë diaspora, të jemi dhe ndihemi pjesë e përditshme e politikave të mira qeverisëse për mirëqenien e vendit tonë.
Takime të suksesshme si ato që bëri në Athinë , Rome e Peruxhia , i deleguari i PD për emigrimin dhe diasporën zoti Indrit Hoxha, ku u dëgjuan hallet problemet dhe sygjerimet e emigrantëve, do të sugjeroja që Partia Demokratike ti bëjë më shpesh, sepse vetëm kështu përfshihet diaspora në vendimmarrje./kohajone

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here