Dietë me akullore? Ja si të mposhtni kilogramët lehtësisht

0
2

Edhe akullorja, e ndaluar shpesh në dietat e dobësimit, mund të
përfshihet në një dietë. Vetëm bëni zëvendësimet e duhura dhe
zgjidhni variante më të lehta. Pietro Migliaccio, nutritionist dhe
president i Shoqërisë italiane të ushqimit thotë se është e gabuar “të
fajësohet” akullorja sepse është një ushqim i pasur me shumë cilësi të
mira, jo vetëm në aspektin e shijes, por edhe të psikologjisë pasi ajo
është në gjendje të motivojë shumë më tepër personat që duhet të
ndjekin një dietë për dobësim!

Nëse doni të humbni dy ose tre kg në pak ditë, pa hequr dorë nga
gjërat e ëmbla, Migliaccio sugjeron dietën e akullores. E rëndësishme
është që ky ushqim të konsiderohet një vakt i vërtetë për të
zëvendësuar atë tradicional dhe të mos i shtohet pjatës së parë dhe të
dytë si ëmbëlsirë. Për një javë mund të zëvendësoni një vakt (drekën
ose darkën) me një akullore, të ndjekur nga një frut ose një sallatë
frutash.
Vlerat ushqyese të akullores

Përbërësit kryesorë të akullores janë qumështi, vezët, sheqeri, të
cilëve u shtohen kafe, kakao ose fruta, të gjitha me veti ushqyese të
shkëlqyera. Në veçanti:
-proteina me vlerë të lartë biologjike

-vitamina A2 dhe B2
-kalciumi dhe fosfori
-niseshteja, një tërësi karbohidratesh komplekse që absorbohen
ngadalë, nëse marrim parasysh gjithashtu kaushin me bazë drithi të
konsumuar së bashku me akullore
Vetitë e tjera të shëndetshme të akullores
Akullorja është gjithashtu shumë e pasur me ujë (mbi 60%), i cili
është shumë i rëndësishëm për hidratimin e trupit. Përveç kësaj,
akullorja, për shkak se është e ftohtë, ka një fuqi të lartë të ngopjes.
Temperatura e saj e ulët, në fakt, e bën të mundur ta hani ngadalë,
në mënyrë që trupi të jetë në gjendje të aktivizojë mekanizmat e
ngopjes. / pernenat.al/

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here