Dimitrov: Maqedonia është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit

0

Dimitrov: Maqedonia është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë, Sven Mikser (në cilësinë e kryetarit të radhës së Këshillit të BE-së), ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, mori pjesë në takimin joformal të kryediplomatëve të vendeve të BE-së dhe të vendeve kandidate për në BE, që u mbajt në Talin.

Diskutimet kanë pasur në fokus parandalimin dhe luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si sfida të përbashkëta të vendeve anëtare dhe aspirante për në BE.

Ministri Dimitrov, thuhet në njoftimin nga kabineti i tij, ka thënë se Maqedonia, por edhe vendet nga rajoni ndajnë të njëjtat sfida me vendet e BE-së, për sa i përket parandalimit dhe luftës kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Integrimi i rajonit tonë në BE është i një rëndësie të veçantë për sigurinë e Evropës. Ekstremizmi i dhunshëm, radikalizmi dhe terrorizmi nuk njohin kufij. Nga këtu, përgjigja jonë doemos duhet të jetë e përbashkët dhe tërësisht e koordinuar”, theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Në fjalimin e tij, Dimitrov nënvizoi rolin e rëndësishëm të Maqedonisë për stabilitetin e rajonit, e cila nëpërmjet koalicionit global në luftën kundër terrorizmit dhe ndarjes së përgjegjësive me shtetet anëtare të NATO-s dhe të BE-së, kontribuon në paqen dhe stabilitetin global.

Në margjinat e takimit në Talin, Dimitrov ka realizuar një takim edhe eurokomisionerin për Zgjërim, Johanes Hahn, të cilin e ka njoftuar për arritjet e qeverisë në 100 ditëshin e parë të punës, ndërkohë që ka realizuar takime edhe me homologët nga Bullgaria, Greqia, Britania e Madhe dhe Sllovenia./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here