Dita Ndërkombëtare e Familjes/ Meta: Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme

0
1

Presidenti Ilir Meta ka uruar përmes një postimi në facebook, Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

“Një familje e lumtur, solide, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e begatinë e shoqërisë, atdheut e kombit tonë. E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do vijoj të promovoj mbajtjen shëndoshë të saj.” Shkruan Meta ndërsa thekson se vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme.

“Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime. Falënderoj udhëheqësit e besimeve tona fetare për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar vlerat e familjes. Zoti i bekoftë familjet tuaja!”-përfundon Meta postimin e tij./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here