Ditët pushim nga tërmeti, Ministria e Arsimit vendos si do të kryhet zëvëndësimi

0
3

Ministria e Arsimit ka vendosur të zëvendësojë ditët e bëra pushim në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, si pasojë e tërmetit të forte të 26 nëntorit.

Nisur nga pushimet që nxënësit e këtyre shkollave bënë pas tërmetit, Ministria ka urdhëruar që këto ditë të zëvendësohen me të shtunat, duke filluar nga 25 janari e deri më 28 mars.

Sipas urdhërit të ministres Besa Shahini, në shkollat e Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 29 shkurt dhe 16 mars.

Ndërkohë, në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut dhe Krujës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 15 dhe 29 shkurt, 16 dhe 28 mars.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here