“Djali im u drogua nga 65-vjeçari, s’ka bërë gjë”- Vëllai i 15-vjeçares të përdhunuar përballet me nënën e 20-vjeçarit: Më kërkuan të tërhiqnim denoncimin. Fotot e videot e tregonin…

0
3

Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që u zbulua javën e shkuar, ku një 15-vjeçare rrëfeu se ishte abuzuar seksualisht nga 65-vjeçari Abaz Doku dhe tre të rinj të tjerë, roja i shkollës në Babrru, aty ku vajza studionte.

E ëma e njërit prej të rinjve, të akuzuar për abuzimin ndaj 15-vjeçares, dhe vëllai i saj, janë përballur në emisionin  “Me zemër të hapur”, ku ky i fundit ka pretenduar se ata e kanë takuar duke i kërkuar të tërheqin denoncimin.

E ëma e 20-vjeçarit u shpreh se i biri nuk ka abuzuar me të miturën dhe se ishte droguar nga 65-vjeçari Abaz Doku, por thekson se nuk ka pasur kontakt me 15-vjeçaren.

Pjesë nga biseda:

Vëllai: Jam takuar dje me prindin e 20-vjeçariy i cili kërkoi të tërheqim denoncimin, tha se ka qenë i dehur, e ka bërë pa vetëdije. Ishte e ëma, babai dhe xhaxhai, u takuam në kafe.

E ëma e 20-vjeçarit: Djali im nuk ka përdhunuar njeri. Djalin tim e ka gënjyer ai plaku, e ka droguar Abaz Doku, i ka dhënë për të pirë, djali im nuk është ashtu. Vajza e tyre ka thënë që nuk kam gjë me Klajdin, e kam shok. Unë i kërkoj dhe falje vajzës. Djali im nuk ka ditur çfarë të bënte, nuk ka përdhunuar njeri, nuk është takuar me vajzën, erdhi ën shtëpi ishte i dehur.

Vëllai: Foto më janë dërguar në privat, motra ime ishte e zhveshur në krevat me atë, motra ime e ka pranuar që ka kryer marrëdhënie me të.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here