Djegia e anijes me kimikate, Sri Lanka mund të ‘bashkëjetojë’ me katastrofën mjedisore për dekada

0
8

Sri Lanka do i duhet të vuajë për disa dekada katastrofën mjedisore në brigjet e saj. Djegia e anijes me kimikate ‘’X-Press Pearl’’ ka sjellë pasoja që vetëm sapo kanë filluar.

Edhe pse prej javësh tashmë, kulla konetinerësh vijojnë të jenë aty plot me kimikate. Brigjet e Sri Lankës janë të mbushura me substance të dëmshme tek ajo ka ndikuar drejtpërdrejt në florën dhe faunën.

Tonelatat e kimikateve kanë mbuluar plazhet e bukura të Sri Lankës duke shkatërruar kështu dhe turizmin. Po ashtu një goditje të madhe kanë marrë dhe peshkatarët të cilët shohin peshqit që dalin të ngordhur mbi sipërfaqe.

Përderisa lënda që ka ndotur brigjet e Sri Lankës është plastikë, do të duhet shumë vite për t’u dekompozuar çfarë do të thotë se qytetarët do të duhet të bashkëjetojnë me katastrofën mjedisore që ua shkaktua një anije për dekada me radhë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here