“Dora jonë do jetë e shtrirë”, Rama i përgjigjet Bashës: Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë, ne do merremi me ngjitjen e Shqipërisë

0
26

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ripërsërit sërish ftesën për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas deklaratave të tij të fundit se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Rama thekson se mandati i tretë nuk do iu ngjajë dy të parëve në raport me humbësit, duke shtuar se “Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur”.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur! Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, shkruan Rama.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here