Drejtoi Durrësin për 12 vjet, shfaqet Dako: Kurajo të gjithëve

0
5

Teksa Durrësi që drejtoi për 12 vite me radhë është i gjunjëzuar, Vangjush Dako është shfaqur më në fund pranë banorëve që kanë mbetur të pastrehë.

Pasi të gjithë ngritën pikëpyetje mbi vendodhjen e tij, se mbase nga frika e tërmetit do të kishte lënë edhe Durrësin, Dako ka postuar disa foto në Instagram, ku njofton se ndodhet me banorët që janë strehuar pranë palestrës së shkollës Marie Kaçulini.

“Në ambientet e palestrës së shkollës 9-vjeçare Marie Kaçulini dhe në atë të Mjeshtrisë Sportive “Benardina Qerraxhia”, kushtet paraqiten optimale dhe qytetarët gëzojnë shëndet të mirë! Kurajo të gjithëve”, shkruan Dako.

Mbi të ditët e fundit janë hedhur shumë akuza për lejet e ndërtimit të dhëna vend e pavend në qytetin bregdetar, apo për mungesën e kontrolleve në cilësinë e punimeve, e megjithatë tashmë do të duhet shumë kohë për rindërtimin e Durrësit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here