Dua Lipa fanse e ushqimeve tradicionale shqiptare: Asgjë si ushqimet e nënës

0

Një nga emrat më të njohur të industrisë së muzikës në botë është një shqiptare, prandaj çdo veprim i Dua Lipës bëhet lajm në mediet rozë.

Krahas arritjeve në muzikë, këngëtarja shpesh herë është pjesë e revistave e gazetave më të njohura botërore edhe për jetën e saj private, e sidomos për romancën me Anëar Hadid.

Por, 26-vjeçarja tregon vazhdimisht që është krenare për prejardhjen e saj, e këtë e dëshmon në mënyra të ndryshme dhe me detaje nga më të voglat.

Këtë herë ylli u muzikës, në një postim në InstaStory, ka treguar se është një fanse e ushqimeve të nënës së saj, Anesa Lipa, e që janë ushqime tradicionale shqiptare.

“Asgjë si ushqimet e nënës time”, ka shkruar Dua, në fotografinë ku shihet byreku me spinaq. Këngëtarja shqiptare, me famë ndërkombëtare, këtë verë ka qëndruar në Shqipëri, ku edhe ka kaluar pushimet verore bashkë me familjen e saj dhe partnerin.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here