“Duhej të luftohej për paqen dhe jo për luftën”, Lubonja: Ukraina vend kandidat, përshkallëzim i rrezikshëm

0

Analisti Fatos Lubonja deklaroi sot në “Frontline” në News24 se dhënia e statusit të vendit kandidat Ukrainës është një përshkallëzim i rrezikshëm.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ky vendim ishte i drejtë apo i padrejtë nga ana e BE-së, Lubonja tha se Ukraina si vend ka qenë një ndër vendet më të korruptuara dhe në aspektin të një vizioni të një Europe demokratike etj është e padrejtë, por në vizionin e luftërave, aleancave ndaj Rusisë është i kuptueshëm.

“Por unë jam nga ata që mendoj që Europa duhet të kishte ndjekur një rol tjetër në këtë rrugë. Mendoj që Europa duhet të kishte të tjera politika, të luftohej për paqen dhe jo për luftën. Unë e quaj një përshkallëzim të rrezikshme, ku Evropa dhe politikanët e saj nuk po tregohen në lartësinë e duhur për ta menaxhuar.
A po tregohet i padrejtë BE? E drejta është që duhet të kishin vigjiluar shumë më tepër për Shqipërinë dhe nuk duhet të lejojnë diktatorë si Vuçic, si Rama, për korrupsion etj dhe ky refuzim për fat të keq nuk bëhet për këtë, por iu thuhet ju i keni realizuar standardet por na doli kjo Bullgaria. Mendoj që kjo është politikë e kategorisë së dytë”, deklaroi Lubonja.

Sa i përket vetos bullgare nëse është në lojë Rusia, ai tha se Rusia ka problem futjen e Ukrainë, sepse futja e Ukrainës ka qenë një problem për të, por jo Shqipëria dhe Maqedonia.

Lidhur me idenë e Presidentit francez Macron për një komunitet të ri europian, ai tha se është një ide e vjetër.
Ndërkohë për deklaratën e Micotaqis së Ballkani Perëndimor do jetë pjesë e BE-së në 2033, Lubonja tha se për të është larg, në kuptimin nëse do ecet.

“Ajo që më shqetëson mua është që këto 11 vjet që parashikon ai janë shumë vendimtarë për ngjarjet që do ndodhin në Europë, të shikojmë si do përfundojë lufta dhe mundësitë e një lufte botërore të tretë.
Ka përshkallëzime, nuk po ka dëshirë për paqe dhe këto përshkallëzime nuk e di ku do na çojnë. Vështirësitë ekonomike nuk e dimë ku do na çojnë, aleanca prapë nuk dimë, Vuçiç thotë nuk njoh Kosovën, nuk njoh Kosovën, po ç’do të thotë, në një situatë kaotike nuk i dihet.
Rritet probabiliteti me përshkallëzimin e një incidenti. Një përdorim i një bombe bërthamore diku”, tha ai.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here