Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme tek kthesa e Manzës në Durrës.
Sipas policisë, një automjet tip “Ford” me drejtues D.F. është përplasur me një motoçikletë me drejtues 60-vjeçarin Sh.Gj., banues në Radë.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për tu pyetur mbi rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.