“E çarë mes përmes”, Ardit Çela nxjerr pamjet: Shikoni pompozitetin e inaugurimeve të rrugës Skrapar-Përmet dhe gjendjen sot

0
46

Drejtues Politik i LSI në qarkun e Beratit Ardit Çela ka denoncuar dëmtimin e rrugës Skrapar-Përmet duke publikuar pamjet nga inaugurimi i saj dhe pamjet se si është sot gjendja e kësaj rruge.

Ai shkruan se për Rilindjen rëndësi ka vetëm propaganda dhe vizatimet 3D dhe se 25 prilli do të jetë referendum popullor për të shporrur mashtruesit dhe shpërdoruesit e Rilindjes.

“Për Rilindjen rëndësi ka vetëm propaganda dhe vizatimet 3D.
Shikoni pompozitetin e inaugurimeve fiktive të rilindasve në pushtet të Rrugës Skrapar – Përmet!
Shikoni edhe gjendjen e rrugës sot, të shkatërruar, vetëm pak kohë më pas.
Për Rilindjen nuk është prioritet lidhja e Skraparit me Përmetin, përkundrazi kanë mbi 3 vjet që e kanë bllokuar vazhdimin e rrugës kur kanë ngelur vetëm pak kilometra.
Për Rilindjen nuk është prioritet as lidhja e Skraparit me Korçën, përndryshe asfaltimi i rrugës deri në Panarit do kishte mbaruar me kohë!
Qytetarët e dinë shumë mirë të vërtetën.
Për Rilindjen nuk ka prioritet tjetër, vetëm vjedhja e fondeve.
Në 25 Prill, referendum popullor për të shporrur mashtruesit dhe shpërdoruesit e Rilindjes”, shkruan Çela.

https://www.facebook.com/watch/?v=315279039872066

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here