E frikshme në Karaburun, anija turistike shkrumbohet e tëra

0
1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gadishullin e Karaburunit, në zonën turistike në jug të vendit.

Anija turistike “Aqua Marine”, në të cilën ndodheshin pesë anëtarë të ekuipazhit, është përfshirë nga flakët e mëdha, duke u shkrumbuar e tëra.

Policia sqaron se pesë anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të shpëtojnë nga flakët e mëdha falë ndihmës që iu është dhënë nga Policia Kufitare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa raportohet se anija bënte çdo ditë linjën shëtitëse Karaburun-Ishulli Sazanit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here