E kishte paralajmëruar, Berisha nis turin e takimeve me demokratët nga Tirana: Për një PD më të bashkuar, më të forte dhe më të hapur

0

Ashtu siç e kishte paralajmëruar ish-kreu i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë një tur takimesh me demokratët në të gjithë vendin.

Lajmin e ka dhënë vetë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shkruan se turi do të nisë pasditen e nesërme, e enjte 16 shtator nga Tirana, teksa është i konceptuar si një bashkëbisedim për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

“Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”
Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur!”, deklaron Berisha.
Ky vendim vjen pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD nga kryetari Lulzim Basha, për shkak të shpalljes non grata nga DASH dhe qëndrimeve të ambasadës amerikane në Tiranë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here