E rëndë në Prrenjas/ 16 vjeçari tenton ti japë fund jetës, policia jep detajet

0

Një 16 vjeçar në fshatin Qukës të Prrenjasit ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëvarur.
Sipas policisë, aktualisht e reja ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe jashtë rrezikut për jetën.

Blutë theksojnë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

“Prrenjas/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2022, në fshatin Qukës Shkumbin, Prrenjas, në banesë, një 16 vjeçar ka tentuar të vetvaret, ku si pasojë ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here