E shtyu i dashuri nga shkëmbinjtë dhe humbi jetën, nëna merr në dorëzim diplomën e vajzës: Ia dole, jam krenare! Dashuria për ty e mposht dhimbjen

0

E veshur me të zeza dhe me dhimbjen si një “vello” që nuk zhvishet kurrë, nëna e vajzës 26-vjeçare, që humbi jetën nga dora e të dashurit të saj disa muaj më parë në Greqi, po merr sot në dorëzim mundin e disa viteve në vend të saj, diplomën e masterit.

Gjithë salla në lot, por nënë e Garifalias, vajzës së re që i dashuri e shtyu nga shkëmbinjtë dhe humbi jetën në korrik të këtij viti, nuk qante. Nuk qante se i kishin shteruar lotët. Ajo ia kushtoi këtë hapësirë vajzës dhe arritjes së saj pas shumë mundimeve, diplomën master në farmaceutik.

“Jam e mbushur me emocione, përqafime dhe të qeshurat e tua. Ishe gjithmonë një vajzë e përulur, me një “armë” shumë të fortë mirësinë dhe kishte një dashuri shumë të madhe për gjerat që bëje. Të mbaj mend gjithmonë mbi libra, shiko Garifalia IA DOLE! Jam shumë krenare për ty, të gjithë jemi! Dashuria ime është kaq e madhe sa e tejkalon dhimbjen time…”, tha ajo.

Ndërsa fliste dhe zëri herë pas here i dridhej, ajo i dha një premtim vajzës së saj se do të qëndrojë gjithmonë e fortë dhe se dashuria do të mund dhimbjen.

“Unë do të vazhdoj përpara, por gjithmonë do të më mungojë diçka, ajo je ti. Do të jem e fortë, gjithmonë kështu më quaje ti.”, tha nëna e Garfialias.

Ngjarja e rendë e cila tronditi jo vetëm vendin fqinj, ndodhi në korrik të këtij viti teksa çifti po shijonte pushimet e verës në Folegandro. Askush nuk e dinte se ato do të ishin pushimet e fundit të Garifalias…Pas një zënke të gjatë dhe të ashpër, i dashur i saj e shtyu te shkëmbinjtë, ndërsa pas plagëve të marra ajo përfundoi në det, ku humbi dhe jetën nga mbytja.

Prindërit e vajzës së re kanë nisur një rrugë të gjatë me drejtësinë me premtimin se do t’ia dalin që vrasësi i vajzës së tyre të dënohet maksimalisht.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here