Efektet e mrekullueshme të kamomilit, ja çfarë parandalon

0

 

Kamomili është një nga bimët e familjes Asteraceae dhe ka shumë përfitime mbi kujdesin e lëkurës.

Shikhee Agrawal, Head Trainer në The Body Shop, ka renditur disa nga përfitimet e kamomilit.

Ngadalësimi i plakjes

Vaji i kamomilit përmban levomenol që përmbajnë anti-inflamatorë dhe hidratues natyral të cilët ndihmojnë në përmirësimin e strukturës së lëkurës  që të jetë elastike duke e bërë kështu lëkurën të duket më e re.

Lufton aknet

Kamomili lufton aknet sepse ka aftësi të zbusë acarimin e shkaktuar nga puçrat në fytyrë dhe ndihmon në eliminimin e pikave të zeza.

Hidraton fytyrën

Kamomili ndihmon që fytyra të jetë e hidratuar dhe të marrë një ton të ngjyrës natyrale, kur ajo është e acaruar nga kimikatet e ndryshme të përdorura.

Përmban lagështi

Kamomili përmban azulenë i cili është një përbërës që ka aftësi  t’i sigurojë lëkurës lagështinë e duhur duke e mbajtur atë të butë.

Ndihmon për një gjumë të mirë

Pirja e çajit kamomil lehtëson sistemin nervor duke ndihmuar të bëjmë një gjumë të mirë.

Lehtëson dhimbjet e stomakut

Nëse stomaku ju dhemb atëherë pini çaj kamomil dhe do të ndiheni të lehtësuar për shkak se kamomili ndihmon për tretje dhe  parandalon dhimbjet nëse vuani nga sindroma e zorrës së acaruar IBS.

Mund të përdoret për plagët

Kamomili është përdorur nga grekët,romakët,egjiptianët si një krem për të përshpejtuar shërimin e plagëve.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here