Eide: Dështimi i bisedimeve paqësore për Qipron “faj kolektiv”

0
1

Eide: Dështimi i bisedimeve paqësore për Qipron "faj kolektiv"

Kombet e Bashkuara gjithmonë do të jenë në dispozicion nëse udhëheqësit vendosin të bëjnë përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, tha Espen Barth Eide, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Qipron.

“Nuk është koha për lojën e hedhjes së fajit. Ka materiale të mjaftueshme që të kthehemi në rreth”, tha Eide para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke shtuar:

“Duhet të pranojmë se ka pasur dështim kolektiv gjatë arritjes së marrëveshjes në Crans-Montana”.

Negociatat e fundit në Zvicër për ribashkimin e Qipros përfunduan pa sukses. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, udhëheqësit qipriotë turq e grekë, si dhe Turqia, Greqia dhe Britania e Madhe morën pjesë në negociatat që filluan muajin e kaluar, në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis të dy palëve.

OKB-ja kërkon ribashkimin e Qipros nën një “ombrellë” federale që do të përcaktonte marrëdhëniet e ardhshme ndërmjet Evropës dhe Turqisë, lojtarit kyç në mosmarrëveshje.

Ishulli në Mesdheun lindor u nda që nga viti 1974, kur grekët qipriotë bënë një grusht shteti i cili u pasua me dhunë kundër turqve që jetojnë në Qipro. Kjo u pasua me ndërhyrjen e Ankarasë, si garantues i fuqishëm i sigurisë së qipriotëve turq.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here