Ejlyl dhe Ali martohen, një fund i lumtur dhe me lot i “Luleve të vetmuara”

0
147

Ejlyl dhe Ali vendosin të martohen dhe mbajnë një dasmë. Pas kaq kohësh vajzat janë të lumtura edhe pse u mungon Songyli. Gynej pas vdekjes së Songylit nuk ka lënë njeri tjetër të hyjë në jetën e tij. Vajza e tyre gjen në laptop një videomesazh që Songyl ia ka lënë Gynejit. Ky i fundit habitet dhe përlotet kur e dëgjon. Ali vonohet në dasmë dhe të gjithë shqetësohen. Gynej vendos të rikthehet pranë miqve të tij dhe bëhet dëshmitar në dasmën e Ejlylit dhe Aliut. Gynej u tregon vajzave videomesazhin e Songylit. Songyl u kërkon motrave të saj të mos mërziten për të dhe të kujdesen për vajzën e saj. Vajzat i premtojnë njëra-tjetrës se çfarëdo që do tu ndodhë në jetë ato do jenë të lumtura bashkë. Seriali mbyllet me Ejlylin, Kaderin, Xhemrenë dhe Meralin që luajnë me vajzën e Songylit teksa ajo i sheh e lumtur nga parajsa./revistawho.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here