Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Shijak.
Burime zyrtare sqarojnë se rreth orës 22:55, në afërsi të derës së magazinave ku përpunohen mbetje spitalore, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Nga shpërthimi, sipas policisë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale tek dera e dhomës frigoriferike.
Magazinat janë të marra me qira nga 33–vjeçari Arlind Lala.
Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor gjeti një copë fitil zjarr – përcjellës, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.