Ky fillimvit i ri shkollor i hap dyert për herë të parë gjimnazit të Fondacionit turk Maarif në Elbasan

0
4

Ky fillimvit solli dhe celjen për herë të parë të gjimnazit “IMSA High School Elbasan”, e cila është nën administrimin e Fondacionit turk Maarif.

Inaugurimi i gjimnazit u krye pranë Bashkisë së Elbasanit ku të pranishëm ishin përfaqësuesja e Fondacionit Turk Maarif, Prof.Dr.Aşkın Asan, nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi, koordinatori i zyrës së Fondacionit Maarif në Shqipëri, Fatih Cankurt, sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës së Elbasanit, Eva Bica.

Sipas përfaqësueses së Fondacionit Maarif, Asan, objektivi kryesor është vëllazëria mes Turqisë dhe Shqipërisë.

“Ne besojmë se Fondacioni Turk Maarif rrit të ri shumë të mirë për të cilët e gjithë bota ka nevojë. Fondacioni Turk Maarif operon në 35 vende të botës, me 300 shkolla dhe me një numër afërisht 30 mijë nxënësish. Kjo do të thotë që ju jeni një pjesë e vogël e kësaj familje të madhe”, ishin fjalët e saj.

Në vijim fjalën e mori nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi, tha: “Jemi krenar që kemi kontribuar në ngritjen e këtij bashkëpunimi që në fakt vazhdon prej kohësh dhe ky është vetëm një hap i radhës”.

I pranishëm në këtë ceremoni inaugurimi ishte edhe Atakan Doğan, këshilltari për çështjet e arsimit pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë.


Këtë vit nisi edhe procesi edukativ në kopshtin “IMS Farm Kindergarten Albania”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here