Elon Musk po arrin qëllimin e tij/ Interneti hapësinor do të mbulojë gjithë Tokën

0
28

Elon Musk është duke iu afruar qëllimit që vendosi disa vjet më pare. Interneti nga hapësira do të jetë në dispozicion për njerëzit në zonat rurale kudo në Tokë.

Ai zbuloi në llogarinë e tij në Twitter se deri në fund të këtij viti, pjesa më e madhe e planetit tonë do të mbulohet nga Starlink Internet dhe se në vitin 2022 nuk do të ketë vende ku sinjali i tij nuk arrin.

Starlink përbëhet nga satelitë të lëshuar në orbitë të ulët, dhe numri i satelitëve që ofrojnë shërbimin e “internetit hapësinor” për përdoruesit ku nuk ka infrastrukturë për një lloj tjetër, vetëm do të rritet.

Një pjesë e popullsisë amerikane mund të përdorë tashmë Starlink Internet, shpejtësia e të cilit është midis 50 Mbps dhe 150 Mbps.

Nëse po mendoni se sa kushton kjo kënaqësi, dhe tashmë flitet se ai do të kushtojë 99 dollarë./cna

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here