“Emergjente, karantinim për të gjithë Parlamentin”, ish-deputeti reagon pas lajmit se Ralf Gjoni është infektuar me Covid

0
97

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo ka kërkuar që të bëhet me urgjencë tamponi për të gjithë deputetët, pasi Ralf Gjoni ka rezultuar pozitiv me koronavisur.

Në një postim në rrjetet sociale, Tavo thotë se tani duhet që i gjithë Parlamenti të futet në karantinë, siç përcakton dhe protokolli, për 2 javë.

“EMERGJENTE tamponi për të gjithë deputetët dhe karantinim për të gjithë Parlamentin!”, shkruan Tavo.

Deputeti i opozites parlamentare Ralf Gjoni ka njoftuar se eshte i prekur nga koronavirusi. Me nje postim ne faqen e tij ne Facbeook, ai shkruan se “Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale”.

“Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të t tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm”- shkruan deputeti.

“Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare. Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin’ -shkruan ai.

Postimi i Ralf Gjonit 

Mirëmëngjes miq 🤗
Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale.

Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit. Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë. Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm.

Sidoqoftë, mbetem më i pērkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm. Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare.

Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin. Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid19 do disa ditë që të inkubohet në trup. Në momentin që jep shenjat e para, ju mund të keni qenë i infektuar prej ditësh dhe ndërkohë mund t’ia keni kaluar virusin familjarëve e miqve të afërt.

NDAJ KUJDES MAKSIMAL!

Mos dilni në ambjente publike pa maskë. 😷
Lani duart pa pushim. 🤚
Nëse keni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të karantinoheni e të kërkoni kryerjen e tamponit. 🏥
Mos e neglizhoni miq. Disa do e kalojnë lehtë, e disa të tjerë do rrezikojnë jetën.
Përgjegjshmëria e secilit prej nesh gjatë 2-3 javëve të ardhshme duhet të jetë në nivelet maksimale.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here