“Erdhi koha ti japim fund” krizës së Malësisë së Karabakut

0
23

Bülent Orakoğlu

Konflikti i përsëritur midis Azerbajxhanit dhe forcave armene në Malësinë e Karabakut, e cila ndodhet brenda territoreve Azerbajxhanase e që është pushtuar nga Armenia 30 vjet më parë, ka shkaktuar ankth në arenën ndërkombëtare. Ndërsa shumë vende bëjnë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit, Turqia dha një mbështetje të fortë për Azerbajxhanin, i cili dëshiron të marrë kontrollin e Malësisë së Karabakut me operacione ushtarake. Sado që mes Turqisë dhe Azerbajxhanit ka një lidhje shumë të fortë miqësie, sipas specialistes së Kaukazisë Jugore, gazetares gjermane Silvia Stöber, mbështetja e fuqishme e Turqisë në ngjarjet e fundit aludon në një qëndrim të ri. Stöber shprehu vlerësimin e saj duke thënë, “Përfshirja e Turqisë në konflikt dhe mbështetja e Azerbajxhanit në një formë më të fuqishme se vitet e shkuar, është një formë e re e mbështetjes. Kjo mund të inkurajojë qeverinë azerbajxhanase të përshkallëzojë më tej tensionin. Ne gjithashtu shohim se armët ruse po dërgohen në Armeni. Turqia dhe Rusia, më shumë sesa në vitet e shkuar, mund të përfshihen më tepër në ‘krizën e Malësisë së Karabakut.” Midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, thuajse për 30 vjet ka ndasi të ashpra mendimesh në lidhje me të drejtat sovrane të Malësisë së Karabakut. Rajoni, ku shumica e popullsisë përbëhet nga armenët, iu dha Azerbajxhanit nga shteti i Bashkimit Sovjetik në atë kohë, por Armenia mori kontrollin e rajonit në fillim të viteve 1990 pas konflikteve në të cilat afro 30 mijë njerëz humbën jetën. Megjithëse Armenia deklaroi pavarësinë e Malësisë së Karabakut në vitin 1991, shoqëria ndërkombëtare nuk e ka pranuar atë deri më sot. Nga ana tjetër, Azerbajxhani synon të marrë rajonin nën kontrollin e tij duke përdorur forcën ushtarake nëse është e nevojshme. Në procesin e konfliktit, i cili nisi si kundërpërgjigje e Azerbajxhanit ndaj sulmeve të Armenisë për të thelluar pushtimin që vazhdon prej gati 30 vitesh, Armenia pësoi një disfatë të rëndë. U shkatërruan ushtria, tanket dhe sistemet e saj të mbrojtjes. Ndërsa Armenia ishte gati të dorëzohej, Rusia detyroi Ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit të shpallte armëpushim. Me skemën Erivan-Moskë, në një kohë kur Armenia ishte përgjunjosur, u mor nga Baku-ja me ndërhyrjen e Rusisë. Kjo ishte mënyra se si Armenia, e cila në aspektin ushtarak ishte zënë ngushtë në qoshe, krijoi një hapësirë sa të marrë frymë. Në Armeni, kjo ndërhyrje e Rusisë u festua me brohoritma fitoreje. Ashtu si për Turqinë dhe Azerbajxhanin, Malësia e Karabakut dhe Nahçivani ishin një çështje ‘sovraniteti’ bazuar në slloganin “dy shtete, një popull”, edhe një operacion i ndërmarrë në zonën e Malësisë së Karabakut ishte vija e kuqe e Rusisë. Rusia është fuqia që e bëri Armeninë të pushtojë Malësinë e Karabakut vite më parë. Për këtë arsye, operacionet ushtarake të kryera nga ushtria Azerbajxhanase në Malësinë e Karabakut nën pushtim, shkaktuan ankth të jashtëzakonshëm në Rusi. Një ndër analistët e rëndësishëm rus në çështjen e sigurisë Alexander Golts, në vlerësimin e tij mbi zhvillimet në linjën Azerbajxhan-Armeni, u shpreh se ndërhyrja e Turqisë mbi ngjarje mund të ndryshojë ekuilibrat në Kaukazi. Prandaj, megjithë kundërshtimin e Rusisë dhe të Erivanit, ftesa edhe e Turqisë nga Aliyev për negociatat për armëpushim, duhet të rimendohet. Pasi negociatat, tek të cilat nuk do të jetë pjesë Turqia, do të rezultojnë përsëri me hedhjen e topit në anën e kundërt të rrjetës.

KRIZA E MALËSISË SË KARABAKUT ZGJIDHET VEÇSE ME LUFTË

Erdoğan, bashkë me deklaratën në formën, “Tashmë ka ardhur koha që ti jepet fund krizës së rajonit të nisur bashkë me pushtimin e Malësisë së Karabakut”, në kundërshtim me fuqitë që bënin thirrje për armëpushim, si BE, Rusia, Franca dhe Amerika, i bëri thirrje Azerbajxhanit që të vazhdojë luftën. Pasi duke nisur që nga shtetet MINSK, të cilët nuk bënë asnjë lloj veprimi ligjor në lidhje me turqit e Azerbajxhanit në Malësinë e Karabakut, e cila para 30 vitesh u pushtua nga Armenia, e si pasojë afërsisht 1 milion njerëz u dëbuan nga vendlindja e tyre, u torturuan në forma çnjerëzore dhe iu nënshtruan masakrave, të gjithë forcat globale dhe Perëndimi që mbështetën masakrat e kryera dhe bënë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj gjithë asaj që ndodhi, ishin tashmë bashkëfajtorë të Armenisë. Tërheqja e Armenisë nga tokat që pushtoi rreth 30 vjet më parë mund të jetë e mundur vetëm përmes luftës. Edhe deklarata e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i cili u shpreh se paqja në zonë mund të bëhet e mundur vetëm pasi Armenia të jetë tërhequr nga Malësia e Karabakut, në këtë pikëpamje është e rëndësishme. Putini duhet tia vërë veshin analistëve të vendit të tij. Nëse nuk dëshiron që të përjetojë kaos, duhet të qëndrojë larg nga politikat dhe strategjitë që do të mundësojnë ndërhyrjen e Turqisë në Malësinë e Karabakut. Pasi një ndërhyrje që do bëhet mbi Turqinë ose Azerbajxhanin do të sjellë në rajon SHBA-në dhe NATO-n. Mos thoni pastaj që nuk ju thamë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here