Erdogan: Autostrada do të kontribuojë në zhvillime shumë të rëndësishme midis Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës

0
6
BELGRADE, SERBIA - OCTOBER 08: Turkish President Recep Tayyip Erdogan arrives to make a speech during a joint press conference within a trilateral summit between Turkey, Serbia, and Bosnia and Herzegovina at Palace of Serbia in Belgrade, Serbia on October 08, 2019. Serbian President Aleksandar Vucic, Bosniak Member of the Presidency of Bosnia and Herzegovina, Sefik Dzaferovic, Croat Member of the Presidency of Bosnia and Herzegovina Zeljko Komsic, Serb member of the Presidency of Bosnia and Herzegovina Milorad Dodik also attended the joint press conference. ( Volkan Furuncu - Anadolu Agency )

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se autostrada Sarajevë-Beograd do të ketë ndikim në zhvillime “shumë të rëndësishme” midis Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

“Unë besoj se (autostrada) do të kontribuojë në përmirësime dhe zhvillime shumë të rëndësishme midis Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës”, tha Erdoğan pas samitit trilateral Turqi-Bosnjë e Hercegovinë-Serbi në Beograd.

Erdoğan tha se autostrada do të hapë rrugën e produktivitetit për banorët në rajon.

Presidenti i Turqisë deklaroi se samiti trilateral ishte “i frytshëm” dhe njoftoi se samiti i ardhshëm do të mbahet në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Anëtari serb i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovins, Milorad Dodik, nga ana e tij, tha se në takimin trilateral është diskutuar autostrada që lidh Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinës, tubacioni “Rrjedha Turke” dhe nevoja për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Dokik tha se ka mundësi që të formohet një Këshill i Ministrave midis tre vendeve.

Anëtari boshnjak, Shefik Xhaferoviç, tha se Turqia është një faktor stabilizues në rajon, duke shtuar se çështje të shumta midis Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës duhet të adresohen në mënyrë bilaterale.

Anëtari kroat dhe kreu aktual i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Zeljko Komsiç, tha se idetë e reja, të tilla si infrastruktura hekurudhore, po ashtu u diskutuan në takim.

Sonte më vonë, presidenti Erdoğan do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të autostradës Sarajevë-Beograd./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here