Erdogan bisedë telefonike me Putin, dy liderët takohen të enjten

0

Erdogan bisedë telefonike me Putin, dy liderët takohen të enjten

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, zhvilluan bisedë telofonike, në të cilën kanë rënë dakord për t’u takuar të enjten në Ankara për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon.

Sipas burimeve presidenciale, dy liderët gjatë bisedës telefonike kanë folur në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, duke shkëmbyer mendime lidhur me procesin e Astanës për arritjen e paqes në Siri.

Erdogan dhe Putin kanë biseduar edhe lidhur me referendumin për shkëputje nga Iraku të qeverisë rajonale kurde, duke vënë theksin mbi integritetin territorial të Irakut dhe Sirisë.

Ata po ashtu janë dakorduar që të diskutojnë në detaje për të gjitha çështjet, në veçanti mbi zhvillimet e fundit në rajon, gjatë takimit në Ankara më 28 shtator, ditën e enjte.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here