Erdoğan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut

0
3

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi ndarjen e Çmimit Nobel të Letërsisë për shkrimtarin Peter Handke, i njohur si mbështetës i politikave të ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviç, i gjykuar për krime lufte.

“Dhënia e Çmimit Nobel në Letërsi një personi racist nuk do të thotë asgjë tjetër përpos shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha Erdoğan në një mesazh me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut.

Handke njihet si një admirues i madh i Millosheviçit, i cili vdiq në vitin 2006 në gjykatën ndërkombëtare në Hagë teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.

“Ngrihuni në këmbë nëse i mbështesni serbët”, kishte shkruar Handke gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Ai po ashtu është mohues e gjenocidit serb gjatë luftës së Bosnjës.

Handke ka pretenduar se boshnjakët muslimanë në Sarajevë kishin vrarë veten e tyre, duke shtuar se ai kurrë nuk beson se serbët kanë kryer genocid në Srebrenicë,

Handke gjithashtu kishte vizituar Millosheviçin në burg dhe ishte përpjekur të dëshmojë në favor të tij.

“Unë jam këtu për Jugosllavinë, për Serbinë, për Sllobodan Millosheviçin”, ishte shprehur Handke në një eulogji të vitit 2006 për Millosheviçin.

Me fitimin e Çmimit Nobel, Handke do të marrë gjithashtu 9 milionë krona suedeze (952.000 dollarë), si dhe një medalje dhe një diplomë./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here