Erdogan kërkon mobilizim për vendin tonë: Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë

0
4
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe është njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 26. ( Mustafa Kamacı - Anadolu Agency )
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe është njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 26.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë fjalimit në mbledhjen e 35-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).

“I urova të shkuara kryeministrit të Shqipërisë me rastin e tërmetit. Dërguam ekipet tona të kërkim-shpëtimit”, u shpreh Erdoğan.

“Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë”, shtoi ai.

“Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila është veçanërisht detyrë e Organizatës Islame për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”, theksoi presidenti turk.

Kujtojmë se Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë prej 6,3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë prej 5 ballë në Kepin e Rodonit.

Sipas të dhënave të deritanishme të siguruara nga autoritetet shqiptare, numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë ka arritur në 24 ndërkohë mbi 650 persona janë plagosur dhe pothuajse 50 të tjerë janë shpëtuar nga rrënojat./AA

.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here