“Erdogan nuk bën më nëna”, fierakët i kushtojnë këngë Presidentit turk pas premtimit për spitalin (VIDEO)

0
93

Premtimi i dhënë nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan për ndërtimin e Spitalit të ri të Fierit dhe mbështetja e tij për Shqipërinë pas tërmet shkatërrues të një viti më parë nuk i ka shpëtuar as vargjeve të mjeshtrit të polifonisë, Guri Rrokaj.

Ky i fundit dhe grupi i tij në këngën kushtuar Erdoganit radhisin një sërë vlerash të këtij të fundit.

JA TEKSTI I KËNGËS
Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj
Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna
Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital
Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del
Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,
Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here