Erdogan pret Vuçiçin në Stamboll, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe për Kosovën

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar në Stamboll sot me homologun e tij turk, Rexhep Tayip Erdogan, në një takim të mbyllur për mediat. Në përfundim të takimit Vuçiç ka deklaruar për mediat serbe se në takimin dy palësh kanë diskutuar për shumë çështje, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Temë e diskutimit mes presidentëve ka qenë edhe Kosova, pasi presidenti turk ka shprehur hapur mbështetjen për Kosovën madje ka nisur edhe fushatë ndërkombëtare për njohje të saj.

“Presidenti turk përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiç pas takimit.

Ndërkohë që ka theksuar edhe njëherë se nga iniciativa Ballkani i Hapur do të përfitojnë Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi madje edhe Prishtina nëse dëshiron të marrë pjesë në të.

Takimi u mbajt në Vilën Vahdettin në Stamboll dhe ishte i mbyllur për shtypin.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here