Erdogan: Referendumi kurd në Irak nuk ka asnjë vlerë ligjore

0

Erdogan: Referendumi kurd në Irak nuk ka asnjë vlerë ligjore

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një fjalim në ceremominë e hapjes së vitit akademik 2017 në lidhje me referendumin kontestues kurd në Irak tha se “Kosova është pranuar nga 114 shtete dhe ende nuk është bërë një shtet, ka probleme. Çfarë do të përfitojë Administrata rajonale kurde në veri të Irakut me një Izrael?”.

“Ju nuk keni as dijeni për politikën, as se si bëhet shteti. Por, ju kujtoni se do të bëhet ‘ja ne e kryem dhe u bë‘”, tha Erdogan duke folur për referendumin e Administratës rajonale kurde në veri të Irakut.

Presidenti dhe kryetari i përgjithshëm i Partisë AK, Erdogan ka mbajtur një fjalim në “ceremoninë e hapjes së vitit akademik 2017-2018” e cila është zhvilluar në Qendrën e kongreseve dhe kulturës Bestepe në rezidencën presidenciale në Ankara.

“Tashmë do të mbeteni në mes, kur ne të nisim të zbatojmë sanksionet tona. Mbaron puna kur ne të mbyllin valvulën. Do t’u ikin të gjitha të ardhurat. Nuk do të mund të gjejnë ushqime apo produkte të tjera në momentin që maunet nuk lëvizin në veri të Irakut. Do të vijnë në një situatë të tillë. Përse?. Sepse jemi të detyruar të vendosim sanksionet. Atëherë këta do të shohin se nga dhe si do t’u ndihmojë Izraeli”, tha Erdogan.

Ai tha se “Administrata rajonale kurde në veri të Irakut u tregua këmbëngulëse në referendumin për pavarësinë të cilin e paralajmëroi fillimisht më 7 qershor, pavarësisht të gjitha paralajmërimeve dhe kundërshtimeve tona të bëra më parë”.

“Në të vërtetë ky referendum nuk ka asnjë vlerë ligjore nga pikëpamja e kushtetutës aktuale të Irakut. Kjo iniciativë përveç Izraelit nuk është mbështetur nga asnjë vend dhe asnjë organizatë ndërkombëtare. Kjo iniciativë e ndërmarrë nga një grup i vetëm, ndërkohë që veriu i Irakut ka një strukturë shumëngjyrëshe përsa i përket besimi dhe rrënjëve nuk asgjë tjetër përveçse lajmëtar i konflikteve dhe dhimbjeve të reja. Thonë se ky referendum është miratuar me 90-92 për qind. Çfarë vlere ka kjo? Kush do ta pranojë pavarësinë? Bota nuk përbëhet vetëm nga Izraeli”, thekson Erdogan.

Në vijim presidenti Erdogan shtoi se “Kujtojnë se vendin ynë është angazhuar me Sirinë dhe se për këtë arsye nuk do të interesohemi për Irakun. Por, të mos harrojnë se edhe në periudhën tonë më të vështirë kemi fuqinë për të luftuar kundër të gjithë botës nëse do të jetë e nevojshme. Tani mbi tryezë ndodhen të gjitha mundësitë që nga sanksionet ekonomike e deri tek ato ushtarake, nga hapësira ajrore e deri tek ajo tokësore, dhe që të gjtiha këto opsione po bisedohen mbi tryezë. Shpresoj që të mos jetë e nevojshme për asnjërën prej këtyre dhe Administrata rajonale kurde heqë dorë nga kjo aventurë që ka një fund të errët”.

“Ne deri në momentin e fundit nuk e besonim se Barzani do të bënte një gabim të tillë, por paskemi gabuar. Është një tradhti ndaj vendit tonë ky vendim i marrë në një kohë kur marrëdhëniet tona janë në nivelin më të mirë të historisë”, potencoi Erdogan.

Ndërsa në lidhje me Gjermaninë presidenti Erdogan tha se “Në Gjermani u mbajtën zgjedhjet, ndërsa tek ne një referendum. E keni vërejtur se si e kanë sulmuar Turqinë gjatë këtij referendumi. Ndërsa edhe tani na sulmojnë në zgjedhjet e tyre. Por, çfarë lidhje kanë zgjedhjet me ne?. Nëse ka zgjedhje në Gjermani përse përpiqeni të na përdorni neve në zgjedhjet tuaja?. Ndërsa tani do ta shihni se nuk do të mund ta formojnë qeverinë, gjë e cila do të marrë disa muaj, të paktën disa”./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here