Erdoğan: Turqia do të sjellë një epokë të re lulëzimi për ekonominë dhe demokracinë

0
10

“Ne po punojmë në të dyja, në forcimin e politikave tona ekonomike dhe në ngritjen e demokracisë dhe lirive përderisa lehtësojmë jetën e përditshme për qytetarët tanë”, tha presidenti Erdoğan

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se qeveria turke është e vendosur të sjellë një epokë të re lulëzimi për ekonominë dhe demokracinë e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne po punojmë në të dyja, në forcimin e politikave tona ekonomike dhe në ngritjen e demokracisë dhe lirive përderisa lehtësojmë jetën e përditshme për qytetarët tanë”, tha presidenti Erdoğan në adresimin e tij në një panair tregtar në Stamboll.

Ai tha se vendi i tij është i vendosur që proceset e tanishme t’i kthejnë në mundësi, duke shfrytëzuar kushtet aktuale në mënyrën më të mirë.

Duke theksuar se mbështetja e rrethit të biznesit dhe qytetarëve është thelbësore për të arritur synimet ekonomike, Erdoğan tha se, “Së pari, duhet të sjellim kursime nga jashtë në vendin tonë”.

Presidenti turk i bëri thirrje biznesit të hedh para në investime, punësim, prodhim dhe eksport.

Ai po ashtu theksoi se investimet që nxisin prodhimin dhe punësimin do të përshpejtohen duke mobilizuar sipërmarrësit vendas dhe ndërkombëtar.

“Ne duhet të rrisim besimin e kombit dhe të investitorëve tanë në valutën kombëtare, në lira turke, duke ulur kështu peshën e valutës së huaj në depozita”, tha presidenti Erdoğan.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here