Erdogan: Turqia mbron integritetin e Irakut, referendumi i papranueshëm

0

Erdogan: Turqia mbron integritetin e Irakut, referendumi i papranueshëm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se referendumi në Irakun e veriut është një gabim i madh që nuk duhet bërë, duke shtuar se Turqia ka mbrojtur integritetin e Irakut që nga fillimi, kur askush nuk e ka bërë këtë.

Në margjinat e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, Erdogan, në një intervistë për televizionin amerikan PBS foli rreth çështjeve aktuale rajonale dhe globale.

Duke iu referuar planit të administratës rajonale kurde në Irakun e veriut për organizimin e referendumit të pavarësisë më 25 shtator, presidenti i Turqisë tha se referendumi nuk duhet të mbahet.

“Atje së bashku jetojnë arabët, turkmenët dhe kurdët. Turqia nuk mund të pranojë një referendum të tillë, ndërkohë që me Irakun na ndajnë 350 kilometra të vijës kufitare. Me këtë nuk pajtohet as Irani dhe as qeveria e Irakut. Ky është një veprim i papranueshëm në veri të Irakut”, tha Erdogan.

Ai gjithashtu komentoi rreth mbështetjes që SHBA i jep grupit PYD/YPG, që është dega siriane e organizatës terroriste PKK dhe theksoi se ata janë grupe terroriste dhe se Turqia lufton kundër tyre.

Gjithashtu ai kujtoi se edhe SHBA ka PKK-në në listën e organizatave terroriste, por problemi është se SHBA-të grupin PYD/YPG nuk e sheh si degë të PKK-së. Gjithashtu kujtoi se SHBA-të kanë informuar Turqinë rreth armatimit që kanë shpërndarë këtij grupi në Siri dhe se ka premtuar se i njëjti do të merret përsëri pas përfundimit të luftës kundër DEASH.

“Luftimi kundër terroristëve të DEASH në Raka me grupe të tilla terroriste nuk është e drejtë. Kjo luftë mund të bëhej me ne. Vendimi i SHBA-ve për të luftuar së bashku me PYD/YPG është gabim. Këtë ua kam thënë edhe zyrtarëve më të lartë amerikanë dhe i pyeta se si kanë mundur tu japin armë terroristëve”, tha Erdogan.

Duke theksuar se Turqia në mënyrë aktive dhe me vendosmëri është duke luftuar kundër organizatës terroriste DEASH, Erdogan tha se forcat turke deri më tani kanë vrarë më shumë se 3.000 terroristët të DEASH-it.

Në lidhje me marrëveshjen e Turqisë me Rusinë për blerjen e sistemit raketor S-400, Erdogan, tha se Turqia duhet të plotësojnë nevojat e saj në një mënyrë, por se më parë këtë lloj armatimi e ka kërkuar nga aleatët e NATO-s, duke përfshirë SHBA-të.

“Kjo do të jenë instrumentet i mbrojtjes sonë. Sistem S-400 ka dhe në Greqi, e cila është gjithashtu anëtare e NATO-s”, tha Erdogan dhe rikujtoi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pati deklaruar se të gjitha vendet kanë të drejtë të vendosin për çështje të tilla.

Organizata terroriste FETO më 15 korrik të vitit të kaluar ka kryer tentim grusht shteti ushtarak në Turqi, kurse Erdogan në intervistën për PBS, tha se ky është një rrjet terrorist që kishte infiltruar anëtarët në ushtri dhe institucione të tjera, ku u përpoq të përmbys qeverinë legjitime të Turqisë, dhe se ata tani gjykohen në institucionet gjyqësore të Turqisë.

“Në këtë rast, habitem se si SHBA nuk i quan terroristët me emër të vërtetë. Së pari duhet t’iu thoni terroristëve se ata janë terroristë”, tha Erdogan.

Duke theksuar se Turqia është e fortë po aq sa është e fortë dhe demokracia e saj, Erdogan tha se u zgjodh president i atij vendi në zgjedhje me një pjesëmarrje prej 85 për qind, në të cilat fitoi 52 për qind të votave. Ai shtoi se, pavarësisht nga të gjitha faktet, akoma disa qarqe e quajnë diktator. I pyetur për të komentuar rreth marrëdhënieve të Turqisë me BE-në, Erdogan tha se qëndrimi i Turqisë është i qartë për këtë çështje dhe pret qëndrim të qartë dhe të ndershëm edhe nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se durimi i Turqisë nuk është i pafund./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here