Erdoğan: Zjarret pyjore, kërcënim global sikurse COVID-19

0

Zjarret pyjore janë një kërcënim global ashtu si pandemia COVID-19, tha Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

E gjithë bota aktualisht po përballet me këtë sfidë, e cila është sikurse një “kërcënim terrorist”, tha Erdoğan në një intervistë televizive të drejtpërdrejtë.

Ai tha se 187 zjarre pyjore kanë shpërthyer në Turqi në tetë ditët e fundit, prej të cilave 15 ende nuk janë shuar.

Gjithsej 51 helikopterë dhe 20 aeroplanë janë angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve, shtoi presidenti turk.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën tetë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i zjarreve në jug dhe jugperëndim të Turqisë të mërkurën e kaluar.(AA)

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here