Erë e fuqishme në Gjirokastër, mbeten pa energji elektrike disa qytete

0

Erërat të fuqishme dhe shira me intensitet deri në mesatare kanë përfshirë Qarkun e Gjirokastrës mbrëmjen e sotme.

Bëhet me dije se si pasojë e erës së fortë, OSHEE ka stakuar energjinë në disa njësi administrative.

Mësohet se momentalisht janë pa energji elektrike: Njësia Administrative Luftinjë, bashkia Memaliaj; Njësitë Administrative Dragot dhe Kurvelesh, Bashkia Tepelenë; Njësia Administrative Cepo, Picar, Lunxeri, Bashkia Gjirokastër; Njësia Administrative Dropulli i Sipërm është pjesërisht pa energji elektrike dhe Njësia Administrative Ballaban, bashkia Këlcyrë.

Në terren janë grupet e OSHEE të cilat punojnë për rikthimin e energjisë.

Në Njësinë Administrative Picar rruga Kolonjë-Picar për shkak të rënies së inerteve kalohet me vështirësi.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here