“Fast and furious” në Kamëz, lëviznin me targa të vjedhura i shpëtojnë ndjekjes së policisë. Çfarë ndodhi në mesnatë

0

Një episod i ngjashëm me skenat e filmit “Fast and Furious”. Ngjarja ndodhi në mesnatë në Kamëz. Një patrulle e policisë konstatoi në lëvizje një mjet “Benz” i cili lëvizte me targa të cilat ishin denoncuar të vjedhura.

Patrulla u vu në ndjekje të mjetit me të cilin lëviznin 2 persona. Sapo vërejtën policinë autorët rritën shpejtësinë dhe tentuan të arratisen duke u larguar drejt Fushë-Krujës.

Në ndjekje e sipër mjeti i dyshuar pësoi aksident duke u përplasur me një mjet tjetër. Pas aksidentit personat që ishin në mjet janë larguar në drejtim të paditur dhe po punohet për identifikimin e tyre.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here