21.5 C
Tirana
Tuesday, August 9, 2022

Federata ia redukton dënimin Marcelos pas kërkesës së Realit

0

Federata ia redukton dënimin Marcelos pas kërkesës së Realit  

Federata spanjolle e futbollit ka aprovuar kërkesën e Real Madridit për zvogëlimin e dënimit për mbrojtësit Marcelo, i cili mori karton të kuq në fundjavë.

Real Madridi ka marr lajme të mira për çështjen Marcelo. Fillimisht mbrojtësi brazilian ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2022, ndërsa tani erdhi konfirmimi i reduktimit të dënimit.

Marcelo u ndëshkua me karton të kuq në ndeshje ndaj Levantes dhe La Liga e dënuan me dy ndeshje moslojë.

Megjithatë, braziliani nuk do t’i vuaj dy ndeshjet moslojë, pasi federata ia ka reduktuar dënimit në vetëm një ndeshje.

Mbrojtësi brazilian do të mungoj në ndeshjen e së dielës ndaj Real Sociedadit, por do kthehet të mërkurën ndaj Real Betisit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here